Bosnian (Bosnia and Herzegovina) Deutsch (DE-CH-AT) English (United Kingdom) Македонски (Macedonia) Albanian-AL Serbian Latin
 
Start Shtetet Kosova Aktivitetet Kosovë Konferenca; Arsimi jo formal dhe trajnimi, faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe social në Kosovë
Konferenca; Arsimi jo formal dhe trajnimi, faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe social në Kosovë

 

Grand Hotel, Prishtina, 27-28 Prill, 2011

Falemnderim

Sinqerisht falemnderojmë të gjithë pjesëmarrësit në konferencën e mbajtur me. 

27-28. Prill. 2011 -“Arsimimi i të rriturve - arsimi jo formal dhe trajnimi faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe social në Kosovë“ të cilët treguan interesim dhe përkushtim të shtuar për të akceptuar dhe për të t’u angazhuar në përkrahjen dhe zhvillimin e arsimimit për të rritur në kosovë, në veqanti arsimit jo formal dhe trajnimit si një ndër faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit të Kosovës.

Po ashtu, falemderoj shumë të gjithë prezentuesit,udhëheqësit dhe pjesmarrësit në grupet punuese të cilët me shumë sukses kanë arritur të zhvillojnë debatet duke i motivuar pjesëmarrësit për punë si dhe duke shtuar kërshërinë e tyre për angazhime të shtuara në përpilimin e Rekomandimeve të dalura nga kjo Konferencë.

Ramadan Aliu,
Koordinator i projektit

 

1. Hyrje

Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochshul- Verbandes - dvv- international- dvv international ka nje bashkëpunim, të sukseshëm me bartësit kryesorë të arsimit dhe aftësimit në Kosovë siq janë MASHT, MPMS, MRKS, ofrues privat të arsimit, OJQ dhe Donatorë të ndryshëm vendorë dhe të huaj, të cilët veprojnë në Kosovë , në fushën e arsimit, në veqanti në fushën e Arsimit për të rritur, arsimit jo formal dhe trajnimit në Kosovë.

Ftese__per_mediat_Konferenca_27-28042011_Hotel_Grande_047_edCG_450pxOrganizimi i Konferencës "Arsimimi i të rriturve - arsimi jo formal dhe trajnimi, faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe social Kosovë" me 27-28 Prill, 2011, është arritur në partneritet të ngushtë dhe nën protektoratin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë , dhe me pjesmarrjen aktive gjatë Konferencës edhe të Institucioneve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale (MPMS ) dhe Ministria e Rinisë Kultures dhe Sportit (MRKS ) në Kosovë.  

 Qëllimi i organizimit të një Konference të tillë ka qenë dhe është ngritja e vetëdijes për rolin dhe rëndësinë e edukimit për të rritur, arsimit jo formal dhe trajnimit, dhe sensibilizimin e opinionit dhe bartësve të kësaj fushe të arsimit në Kosovë, për rëndësinë dhe nxitjen e procesit të reformave për krijimin e kushteve edhe më të mira dhe avansimin e mëtutjeshëm të arsimimit jo formal dhe trajnimit në Kosovë.

 

2. Konferenca

"Arsimimi i të rriturve - arsimi jo formal dhe trajnimi, faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe social në Kosovë" 27-28 Prill, 2011

27.04.2011,
Pjesmarrës: 113

28.04.2011,
Pjesmarrës: 53

Hapjen e Konferencës e bëri Zr.Agim Bërdynaj, Drejtor i Departamentit për zhvillimin e arsimit parauniverzitar (MASHT), i cili pasi i përshëndeti të pranishmit fjalën ia dha z. Ramë Buja – Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.

Ftese__per_mediat_Konferenca_27-28042011_Hotel_Grande_061_edCG_450pxZ. Ramë Buja ndër të tjera tha se arsimi jo formal në Kosovë zen një vendë të veqantë në Agjendën e zhvillimit nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, duke thënë se edhe në Buxhetin e përgjithshëm vjetor të paraparë për këtë fushë të arsimit është shënuar një rritje e konsideruar duke arritur kuoten në 7 %.

Në emër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjes Sociale, z. Dëfrim Rifaj – Drejtor i DPP, duke përshëndetur të pranishmit foli për rolin e zhvillimit të Aftësimit profesional dhe sukseset e arritura nga Departamenti i punës dhe punësimit në fushën e trajnimit të të pa punëve në Kosovë.

Në vazhdim fjalën e mori z. Ramadan Aliu, përfaqësues i zyres së dvv International, i cili bëri një përshkrim të programit dhe qëllimit të Konferencës në fjalë.

Gjatë ditës së parë të Konferencës, të pranishmit kishin rastin të dëgjonin prezentimet nga:

Zj. Afërdita Jaha, MASHT: „Gjendja aktuale e arsimit joformal në shkollat profesionale dhe Plani strategjik 2011-2016 në fushën e arsimit jo formal ne Kosovë”

Zr.Burim Mexhuani, MRKS: „Roli i Departamentit të Rinisë në fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë”

Zr. Dëfrim Rifaj, MPMS: „Aftësimi i të rriturve dhe punësimi”

Zr. Ramadan Aliu, dvv Intenational: „Confintea-VI, procesi ne Evropën juglindore”

Zr. David Handley, KosVet-V: „Sfida e rritjes së mundësive të kualifikimit për të rriturit - nga Perspektiva evropiane”

Zr. Milot Hasanxhekaj (Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve): „Roli i AKK ne përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe trajnimit ne Kosovë”

Pas përfundimit të prezentimeve të pranishmit kishin rastin të adresojnë pyetje të ndryshme tek prezentuesit dhe panelistët e Konferencës.

Dita e dytë e Konferencës vazhdoi me prezentimet si shembuj të praktikës së mirë në Kosovë, në fushën e arsimit jo formal dhe trajnimit;

Zr. Remzi Bytyqi: "Organizimi i arsimit për të rritur në Shkollen e mesme Teknike në Suharekë"

Zr. Sinan Gashi: "Organizimi i Aftësimit profesional në Qendrën e Aftësimit Profesional në (QAP)Prizren"

Zr. Bekim Kasumi: "ECDL, certifikimi në Kosovë"

Zr. Anton Gojani: "Trajnimet në fushën e arsimit për të rritur në Don Bosco"

 

3. Rekomandimet

Në ditën e dytë të Konferencës janë organizuar grupet punuese, në temat më relevante të cilat kanë të bëjnë me arsimin, jo formal për të rritur dhe trajnimin në Kosovë.

Ndër rekomandimet më të nevojshme të cilat duhet të ceken janë.

  • Nevoja e menjëhershme për krijimin e një koordinimi ndërinstitucional në fushën e arsimit për të rritur, arsimit joformal dhe trajnimit, në veqanti në mes të; KAAP, AKK(Kshilli per Arsim Profesional, Autoriteti Kombetar per Kualifikime).
  • Harmonizimi i ligjeve në fuqi në mes të Ligjeve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Ligjit për Kualifikime dhe Ligjit për Arsimin e të rriturve në Kosovë ( AAP,AKK dhe ARR)
  • Krijmi i një Databaze të përbashkët SMI (Sistemin e Menagjimit te Informateve) per ARR(Arsimi i Te Rriturve) dhe AJF(Arsimi jo Formal).
  • Krijimi i një Departamenti të veqantë në kuadër të MASHT- për arsimin e të rriturve, dhe arsimin jo formal
  • Sensibilizimi i arsimit për të rritur përmes mediave të shkruara dhe atyre elektronike.
  • Ndërtimi i partneritetit publiko-privat në nivel lokal dhe rajonal.
  • Zhvillimi i resurseve për arsimin jo formal në kuadër të Shkollave profesionale, Qendrave të aftësimit profesional dhe trajnimit ( përmes trajnimit të mësimdhënësve për metodat e mësimdhënjes për të rritur, dhe përmes krijimit të mundësisë për gjenerimin e mjeteve vetanake të ofruesve publik)
  • Arsimi për të rritur përveq në shkollat e mesme të organizohet edhe nëpër shkollat fillore, prioritet duhet të kenë rajonet ku ka numër më të madhë të të rriturve në nevojë.
  • Rishqyrtimi i programeve të tanishme dhe zhvillimi i programeve të reja afatshkurtëra për të rritur në fushën e arsimit joformal të cilat përdoren tek ofruesit publikë, të cilat duhet të jenë në harmoni me tregun e punës.
  • Arritja e qëndueshmërisë së financimit për arsimin jo formal për të rritur përmes lehtësimeve nga taxat për ofruesit e arsimit jo formal, në veqanti të atyre të cilët merren me grupe të veqanta të cilët gjenden nën asistencën sociale.
  • Qasje e veqantë e bartësit e arsimit për grupe të veqanta siq janë persona me aftësi të kufizuara, etj.
  • Interesim më i madhë për aplikime në fondet e Unionit Europian.
  • Financim i koordinuar në mes të Sektorit publik dhe privat, dhe Donatorëve, etj.

***

Raportin e pregaditi:
Ramadan Aliu, Përfaqësues i zyres së dvv international në Kosovë

 

 

 

 
<<<